Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 67
  1. #51
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    VETVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB ME KA KREJT!

    NB! NB! NB!
    Duhet trajtim i menjëhershëm i shizofrenëve të këtij forumi!

    Frika , bën pjesë në simptomet e shizofrenisë.
    Frika nga e vërteta i ka kaplu disa shizofren te forumit!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #52
    SHKRUAN Albin Kurti

    Ose-ose


    Shumëçka në Kosovë po vihet në funksion të negociatave të reja me Serbinë. Prej raportit të Dick Martyt e deri te koalicionet e mundshme qeveritare. Negociatat e paralajmëruara janë shndërruar në një ide rregullative që organizon hapat politikë në Kosovë e rreth Kosovës.

    Raporti i Dick Martyt tashmë e kreu punën e vet. Në njërën anë e bëri edhe më servil ish-kryeministrin, i cili tash është më i gatshëm se kurrë më parë që të takohet me Boris Tadiqin. Ndërkaq, në anën tjetër, ky raport që mori dhenë në të gjitha mediet botërore krijoi përfytyrimin për shqiptarët si bashkëfajtorë në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Duke dëmtuar epërsinë morale të shqiptarëve asfaltohet rruga e negociatave me Serbinë, të cilat pavarësisë sonë pa sovranitet ia kontestojnë edhe formalitetin.

    Po ashtu, të gjitha ato parti që synojnë të hyjnë në koalicionin e ardhshëm qeveritar tashmë e kanë të qartë se do të jenë pjesë e një qeverie që do të bëjë pazar me Serbinë armike për vendin tonë, Kosovën. Pra, këto parti e marrin si një fakt të kryer që Kosova sërish po vihet në tryezën e negociatave me Serbinë dhe janë të preokupuara veçse me postet e tyre në qeverinë e ardhshme. Kështu, shansi për ndarjen e brendshme të ministrive fitoi prioritet mbi rrezikun e ndarjes së brendshme të Kosovës.

    Vetëm paralajmërimi i negociatave me Serbinë, në këto kohët e fundit, e faktorizoi kaq shumë Serbinë në Kosovë. Mund të merret me mend se çfarë do të jetë ndikimi i Serbisë në Kosovë përgjatë atyre negociatave e pas tyre. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë për ndikimin e përditshëm të Serbisë në veri apo në enklavat serbe, por për ndikimin e saj në tërë politikën zyrtare të Kosovës. Është Prishtina e Kosovës së pavarur ajo që po ndikohet nga Beogradi dhe jo vetëm Mitrovica e Graçanica.

    Mënyra më e mirë për ta hedhur poshtë raportin e Dick Martyt është të thuhet që Kosova nuk do të bëjë bisedime me Serbinë. Pra, të thuhet: JO NEGOCIATA! Mënyra më e mirë për ta pranuar raportin e Dick Martyt është që Kosova të shkojë në këto negociata me Serbinë. Pra, të thuhet: JO VETËVENDOSJE!. Duke i pranuar negociatat me Serbinë për veten e saj, Kosova e vë në pikëpyetje pavarësinë e saj. Dhuratë më të mirë e më të madhe për Dick Martyn dhe Serbinë nuk mund të ketë.

    Janë së paku dhjetë arsye kapitale pse Kosova nuk duhet të shkojë në negociata me Serbinë, duke qenë se ato janë krejtësisht të padrejta. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës; Serbia nuk po e ndryshon Kushtetutën e saj, ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë; Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX; Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës; Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1.800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta; Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit; Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata; Serbia vazhdon t´i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë; Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës dhe librat kadastralë; dhe, në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve të ´90-ta që shëtisin të lirë e të pacenuar nga prokuroria e shtetit.

    Mirëpo, janë edhe dy arsye të tjera që bëjnë që këto negociata të jenë asimetrike, d.m.th. midis dy palëve edhe nominalisht të pabarabarta. Së pari, këto negociata janë negociata me Serbinë për Kosovën dhe jo negociata me Serbinë edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Dhe, së dyti, në negociatat me Serbinë faktorët ndërkombëtarë edhe ndërmjetësojnë edhe sundojnë me Kosovën josovrane, por jo edhe me Serbinë.

    Ish-kryeministri i ka vetëm dy mundësi. T’u thotë jo negociatave me Serbinë, ta shpëtojë Kosovën dhe ta vërë veten e tij në rrezik, meqë mandej do të mund t’ia publikojë të gjitha të palarat përmes të cilave e kanë shantazhuar. Ose, t’u thotë po negociatave, të blejë ca kohë për veten e tij, dhe ta dëmtojë Kosovën edhe përtej Planit famëkeq 6 Pikësh të Ban Ki-Moon-it. Me shpejtësi po arrijmë në momentin kur nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe ish-kryeministri i saj. Ose-ose është kjo situatë. A thua cilën prej këtyre dy mundësive do të zgjedhë ish-kryeministri? E di se të gjithëve na duket që me siguri e dimë përgjigjen e ish-kryeministrit. Nga përvoja me të e kemi.

    (Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Zëri”)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Kjo eshte nje propagande dhe nnjyllosje ndaj VETEVENDOSJES dhe ndaj popullit Shqiptar.

    Vetvendosja ka mbrojtur luften e drejte te UCK-se, ka mbrojtur luften e Drejte te Populli Shqiptar ne Kosove, Vetevendosja mbron drejtesine. Mirepo Vetevendosja nuk mbron Hajnat qe ne emer te UCK-se, qe ne emer te Luftetareve te Lirise Vjedhin e Shesin Kosoven, vjedhin dhe shesin indentitetin tone kombetar, vjedhin dhe manipulojne me votat e qytetareve.

    Natyrisht se gjithe kombi shqiptar kudo qe eshte duhet te ngrihet me nje ze kunder ketyre akuzave te pabaza, te cellikkeqija, kunder ketyre akuzave pro-serbe e anti-shqiptare te Dick Martit.

    Mirepo, nese ne si Shqoqeri, nese ne si shtet, nese si komb duam qe te intregrohemi me boten demokratike, ne boten me vlera te drejta e normale, atehere ne nuk duhet ti perkrahim ata qe manipulojne e vjedhin VOTEN e qytetareve te vet. Sepse manipulimet dhe vjedhja e VOTES se qytetarit ne vendet perendimore demokratike dhe vete ne SHBA-te eshte nje krim shume i rende kur kryresit e kesaj vepre dalin para gjygjit.

    Si mundet nje parti, nje levizje, nje individ apo kushdo qe te jete te punoj per interesin e populli, per interesin e shtetit dhe kombit, nese ajo parti, apo ajo levizje, apo ai individ vjedh dhe manipulon voten e qytetarit.

    Kosova dhe pasurite e saj nuk jane as te PDK-se - Hashim Thacit, nuk jane as te AAK-Rramush Haradinajt, as te LDK-se - Isa Mustafes, as te AKR-se - Behgjet Pacollit, as te Vetendosjes - Albin Kurtit. Por jane te popullit te Kosoves, jane te shumices Shqiptare.
    ================================================== ==========
    "Vetvendosja ka mbrojt luften e drejt te UCK-se"...bla bla ...qka ka mbroj "Vetvendosja" asgje nuk ka mbrojt Albin Kurti dhe "vetvendosja" keta emra Albini dhe "vetvendosja"vetem dem qka i kane ba dhe po i bejn Kosoves dhe shqiptaris,
    Vlerat dhe luften e UCK-se e mbrone dhe e ka mbrojt Hashim Thaqi, Hashim Thaqi ishte udheheqqes i UCK-se, dhe Hashim Thaqi ishte dhe eshte i njoftur ne tere rruzullin toksor si mbrojtes i Kosoves dhe liris se popullit shqiptare!
    Askushe ne bpote nuk e done shqiptarin dhe flamurin shqiptare me shume se Hashim Thaqi dhe shoket, mire po shteti i ri flamuri i ri kushtetuta e re hymni i ri, keshtu keshtu krijohet shteti dhe me vone edhe bashkimi me shtetin ame mese integrimeve evropiane! e kurre se se si thote Albin Kurti,
    Albin Kurti me afer e ka bashkimin me serbosllavin se sa me shqiprin!Une per veten time shume deshoj ne Albin kurtin dhe "vervendosjen"

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    [B]VETVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRIN!
    ma daqiqin haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ma daqiqin haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    qitash ju dalin duqat ktyne krejtve qysh kan ndihmu raporta me dikun e me kta dit i kan tnumrune, kur ju thojsha un ti vesin ata tvet se sa i pagujten dikut per raport ma bojshin e paske mendjen e shkerdhyer tash pritni edhe ngoni.
    VETEVERTETA E VETVENDOSJES ESHTE VETEFUNDOSJA

  6. #56
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Gjithcka eshte prite...po pse po bane kto tollovia vetefundosja! JO
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  7. #57
    Ketu egziston e gjithe propblemi, ata te cilet ishin kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves ( Llaporr - Dragani, THOTI ) gjate viteve 1997-1999 - tani keta kinse e mbrojne Luftetaret e Lirise, kinse e mbrojne UCK-ne, tani keta bejne propaganda te shumta kunder VeteVendosje - Albin Kurtit, sepse ketyre nuk ju konven Bashkimi i Kombit Shqptar sepse keta deshirojne te jetojne ende me Serbise e per kete arsye e perkrahin bisedad e ardhshme ndermjet Tadicit e Tacicit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ketu egziston e gjithe propblemi, ata te cilet ishin kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves ( Llaporr - Dragani, THOTI ) gjate viteve 1997-1999 - tani keta kinse e mbrojne Luftetaret e Lirise, kinse e mbrojne UCK-ne, tani keta bejne propaganda te shumta kunder VeteVendosje - Albin Kurtit, sepse ketyre nuk ju konven Bashkimi i Kombit Shqptar sepse keta deshirojne te jetojne ende me Serbise e per kete arsye e perkrahin bisedad e ardhshme ndermjet Tadicit e Tacicit.
    ne mbremje do ja tregoj barcoleten tuaj te mesiperme djalit kur ta ve ne gjum besoj se do emocionohet shum dhe do i pelqej dhe se do i mbyl syte duke buzeqeshur

    Ikni o UDB-asha ikni o shkijet e shkines shkoni ne serbi se atje e keni venin.
    Thoti
    Ndryshuar për herë të fundit nga THOTI : 25-12-2010 më 14:17
    VETEVERTETA E VETVENDOSJES ESHTE VETEFUNDOSJA

  9. #59
    Citim Postuar më parë nga THOTI Lexo Postimin
    ne mbremje do ja tregoj barcoleten tuaj te mesiperme djalit kur ta ve ne gjum besoj se do emocionohet shum dhe do i pelqej

    Thoti
    E ore kush ne ve etiketa-Ju qe me gjithe deshire pranoni bisedimet e ardhshme Tadic-Tacic. E Ore THOTI me njerez si ti kame pase kontakt, se njerzit sikusre ti gjer dje kane shajte UCK-ne sepse UCK-ja jau ka prishe Rrahatine me Shkijet, ndersa sod Ju dhe ciftat e juaj bejne propagande kunder Albinit dhe VETEVENDOSJES vetem qe kane ndermned ta Bashkojne Kombin Shqiptar. Ju Jeni ata te cilet jeni kundershtar me te medhenj te UCK-se se Vertete e jo Dicku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 25-12-2010 më 14:21
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga THOTI Lexo Postimin


    po jo te nderuar ka njerz te meqem kosova

    Per kë e ke fjalen i nderuar?
    Religion Is Curable

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •